Oukitel K10000, një telefon inteligjent Android me jetëgjatësi baterie 10-15 ditë

Publikuar më: 15-12-2015

k10000Jetëgjatësia e baterisë ka qenë dhe vijon të jetë thembra e akilit të telefonëve inteligjentë të ditëve të sotme. Ditët e fundit Apple u përpoq të ndryshonte këtë realitet me një bateri në formën e një kase të shëmtuar për iPhone 6 dhe 6S.

Oukitel është një prodhues me qasje krejt tjetër. Kompania kineze ka në treg një telefon me numër modeli K10000, dhe fuqizohet nga një bateri gjigande prej 10,000 mAh. Kompania pretendon se jetëgjatsia e telefonit është diku mes 10-15 ditë.

Me një kosto të përllogaritur në 240 dollar, telefoni karakterizohet nga një ekran 5.5 inç me rezolucion 720p, 2GB RAM, 8 megapiksel kamër të pasme dhe processor MediaTek MTK6735.

Megjithatë ngelet për tu pare suksesi i këtij telefoni ashtu siç është i dyshimtë edhe premtimi i Oukitel. Telefonët me ekran 5.5 inç si Galaxy Note 5 dhe Nexus 6P me bateri 3,000 mAh me vështirësi e kalojnë një ditë të plotë. (PCWorld Albanian)

Oukitel K10000, një telefon inteligjent Android me jetëgjatësi baterie 10-15 ditë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)