OTE ka qenë në bisedime me ALBtelecom për një blerje të mundshme. Konsorciumi Turk ka kërkuar 230 milion Euro

Publikuar më: 08-05-2015

oteALBtelecom ishte shumë pranë shitjes tek telekomi grek OTE në pronësi të Deustche Telekom. Sipas gazetës greke Ekathimerini, zëdhënësit e dy kompanive ishte takuar disaherë por nuk ishte arritur një marrëveshje.

OTE është prezent në Shqipëri që në 2000 me blerjen e operatorit mobil AMC. Burime të besueshme brenda OTE thanë se marrëveshja nuk ishte arritur për shkak të pakënaqësive rreth çmimit. Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, konsociumi Turk drejtuar nga Calik Holding dhe Turk Telekom të cilët zotërojnë 76 % të aksioneve të ALBtelecom kishte kërkuar nga OTE 230 milion Euro ku 70 milion Euro ishin kredi. OTE e kishte quajtur këtë çmim të pa pranueshëm.

Ndërsa pak ditë më parë në njoftimet për mediat u përhap lajmi se ALBtelecom mohon çdo spekulim për një shitje të mundshme tek telekomi grek OTE madje duke i quajtur të pa baza. Sipas ALBtelecom, këto “spekulime” ishin të pabaza me prektekstin se “Operatori fiks më i madh i Shqipërisë, ALBtelecom, me performancën e lartë dhe në mënyrë konstante vijon të rritet duke ofruar shërbimet më të mira për qytetarët e Shqipërisë.”

TelecomPaper gjithashtu raportoi për një shitje të mundshme të ALBtelecom tek OTE. Ndërsa Telegeography e kishte tërhequr lajmin në lidhje me këtë ndodhi. Edhe më parë ne vumë theksin tek interesi i Deustche Telekom për blerjen e ALBtelecom, një tjetër “spekulim” sipas ALBtelecom. Por ndodhia më e fundit nxjerr në pah edhe më shumë interesin e gjermanëve për blerjen e ALBtelecom duke qenë se zotërojnë 40 % të aksioneve të OTE.

Por çfarë do të ndodhte sikur të bëhej realitet një marrëveshje e tillë? Epo AMC, Eagle Mobile dhe ALBtelecom do të shkriheshin në një kompani të vetme. Tregu i operatorëve mobile do ta pësonte më shumë një marrëveshje të tillë. Kjo do e linte tregun vendas me tre operatorë mobile, Vodafone AMC+ Eagle Mobile dhe Plus ku ky i fundit po përpëlitet të qëndrojë në një linjë me tre operatorët aktualë. (PCWorld Albanian)

OTE ka qenë në bisedime me ALBtelecom për një blerje të mundshme. Konsorciumi Turk ka kërkuar 230 milion Euro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)