OS X El Capitan i gatshëm për tu shkarkuar në kompjuterat Mac

Publikuar më: 02-10-2015

el-capitan-corbisDitën e djeshme, Apple filloi të ofronte versionin më të ri të sistemit operativ OS X për kompjuterat dhe laptopët Mac. I njohur ndryshe si El Capitan, ky përditësim është i disponueshëm për tu shkarkuar nga përdoruesit falas në App Store.

 

Ky softuer ka qënë i disponueshëm në versionin beta që nga muaji korrik. Ai është një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me Yosemite. El Capitan thjeshtëson më tej realizimin e detyrave bazike. Për shembull përdoruesit do të jenë në gjëndje të hapin dy dritare njëkohësisht në ekranin e tyre.

 

Por ky përditësim sjell gjithashtu një sërë karakteristikash të dizenjuara posaçërisht për kompjuterat desktop dhe laptopët e Apple. Disa nga karakteristikat e reja përfshijnë përmirësime të kërkimit Spotlight, pyetje nga përdoruesi drejt softuerit për motin, rezultatet e ndeshjeve etj.

Përditësimi gjithashtu ka aplikuar ndryshime pozitive në aplikacionin e e-mail-it. Një nga përmirsimet më të ndjeshme është padyshim rritja e performancës. Craig Federighi, ekzutiv i softuerëve në Apple deklaroi se aplikacionet lançohen më shpejt dhe kalimi nga një aplikacion në tjetrin është gjithashtu më i shpejtë.

 

Shitjet e Mac kanë qënë të qëndrueshme vitet e fundit duke gjeneruar të ardhurave stabile për Apple. Në tremujorin e tretë të këtij viti, kompania shiti 4.8 milion kompjutera, rreth 4 milion më shumë se një vit më parë. Ky është një sukses për Apple, duke qënë se shitjet e kompjuterave kanë rënë me 9.5% në nivel botëror. (PC World Albanian)

 

 

OS X El Capitan i gatshëm për tu shkarkuar në kompjuterat Mac
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)