Orange Pi: Një minikompjuter 20 dollarësh me procesor katër bërthamësh

Publikuar më: 09-11-2016

2016-11-0713-02-33Njësoj si desktop-ët zëvendësuan kompjuterët që zinin të gjithë dhomën, dhe laptop-ët, tabletat, dhe smartphone-ët kanë shtyrë desktop-ët anash, tani kompjuterat me një bord të vetëm janë në një pozicion ku ato mund të marrin zëvendësimin e pajisjeve të lartpërmendura.

Orange Pi ka zhvilluar një kompjuter të ri me një bord të vetëm, me procesor katër bëthamësh 64-bit i aftë që të përballojë Android 4.4, Ubuntu, Debian, Banana Pi, dhe imazhe të Raspberry Pi. Quhet Orange Pi PC 2.

Ja ku janë detajet teknike:

  1. Procesor Cortex-A53 Katër bërthama 64-bit
  2. GPU Mali450 gjashtë bërthama me përformancë të lartë.
  3. RAM 1GB DDR3
  4. Gigabit EthernetHDMI me mbështetje për HDCP
  5. Tre porta USB 2.0, një USB 2.0 OTG
  6. Marrës IR
  7. Mikrofon

Ju limitoheni vetëm nga imagjinata juaj me atë se çfarë mund të bëni këtë kompjuter që të bëjë. Kthejeni në një kompjuter shumë të vogël, ose në një router wireless, ose në një spiker wireless, ose në një stacion moti të jashtëm. (PCWorld Albanian)

Orange Pi: Një minikompjuter 20 dollarësh me procesor katër bërthamësh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)