Oracle lançoi një platformë për zhvillimin e robotëve të komunikimit

Publikuar më: 19-09-2016

oracle-larry-ellison-openworld-2016-chatbot-screenshot-930x523Konferenca Oracle OpenWorld kishte rezervuar disa surpriza ditën e sotme e një prej tyre ishte një platformë për ndërtimin e robotëve të komunikimit. Robotët e ndërtuar me këtë platformë funksionojnë në aplikacione si Facebook Messenger, Slack dhe Kik.

Për të ndërtuar një robot komunikimi, Oracle tha se nuk është e nevojshme të shkruani kod në Java, PHP apo Javascript. Përkundër e gjitha funksion me anë të një ndërfaqeje grafike ku mund të shtohen dhe hiqen elementë të ndryshëm.

Kjo industri e re është pikasur prej kohësh nga Facebook dhe Microsoft. Gjatë konferencës ish shefi ekzekutiv, Larry Ellison, demostroi një robot komunikimi për aplikacionin iOS të Messenger ndërtuar me softuerin e Oracle.

E gjithë eksperienca ishte e bazuar në komunikim me shkrim me një robot të quajtur “Oracle Mobile Procurement.” Kur po kërkonte të porosiste një set të ri kartash biznesi, roboti i komunikimit i tregoi atij kartën aktuale.

“Mesa duket titulli juaj ka ndryshuar që nga hera e fundit. Dëshironi të përditësoni titullin në kartat e reja?” shkruante roboti i komunikimit.

Madje i kërkon Ellison edhe adresën dhe numrin e saktë të kartave që dëshironte të porosiste. Ish shefi ekzekutiv zgjodhi të mos publikonte detaje shtesë të platformës së re si disponueshmëria dhe çmimi. (PCWorld Albanian)

Oracle lançoi një platformë për zhvillimin e robotëve të komunikimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)