Biznes

Oracle blen ofruesin e DNS-ve, Dyn

Nov 21 2016
0 Shpërndarje
Oracle blen ofruesin e DNS-ve, Dyn

oracle-sign-openworld-2016-novet-930x698Gjigandi teknologjik i databazave Oracle bëri të ditur ditën e sotme planet për blerjen e Dyn, një kompani e cila operon në fushën e optimizimit të performancës së uebfaqeve.

Themeluar më 1998, Dyn monitoron dhe kontrollon aplikacionet dhe infrastrukturat e rrjetit. Kompania thotë se 8 prej 10 kompanive më të mëdha të internetit në botë shfrytëzojnë shërbimet e saj.

Gjatë këtij viti kompania përfitoi një investim prej 50 milion dollarësh duke e çuar në 100 milion dollar investimet në total. Shërbimi DNS i Dyn krijon një urë lidhëse mes emrave të domainit dhe IP adresave në internet.

Lajmi i ditës së sotme vjen një muaj pas “shokut” të pësoi interneti nga një sulm Ddos ndaj Dyn muajin e kaluar, një ngjarje kjo e cila tregon rëndësinë e kompanisë. Klientët e saj janë emra të mëdhenj si New York Times, Reddit, Twitter, Spotify dhe eBay.

Dyn përfaqëson blerjen e 9-të të Oracle për 2016-tën. (PCWorld Albanian)

Tags >

Dyn
Lajmet e fundit>