Operatori i ri One.Vip startoi shërbimet komerciale në Maqedoni

Publikuar më: 06-10-2015

e6e9c214-bd6f-4e6d-91f1-a6fff8b0d9ad-e24632b2-e967-4bb0-997e-aecf20df03af-104830potpishan-dogovorot-za-spojuvanje-pomegju-one-i-vip-skopje-kafepauza.mk_-1728x800_cOperatori i ri Maqedonas One.Vip, i cili u krijua nga bashkimi i aksioneve të  Telekom Slovenije (One) dhe Telekom Austria (Vip), ka lançuar shërbimet komerciale.

Dhe rezultati i këtij bashkëpunimi është: 1,3 milion konsumatorë. Integrimi i plotë i operacioneve dhe sistemeve do të finalizohet nga fundi i 2016-tës. Përgjatë kësaj periudhe operatorët do të vijojnë të funksinojnë si dy marka të ndara (One dhe Vip) me rrjetet, sistemet e tarifimit dhe pikat e shitjes vetjake.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Nicolas Ljushev u shpreh: “Kur të finalizohet proçesi i shkrirjes, kompania e re do të jetë gati të ofrojë shërbimet më moderne të telekomunikacionit. Do të ofrojmë produkte, shërbime dhe përmbajtje të reja për të plotësuar nevojat e konsumatorëve.”

Tetor të 2014-tës operatorët Vip dhe One ranë darkord të shkriheshin në një kompani të vetme. Si rezultat Telekom Austria do të mbajë 55 % të aksioneve ndërsa Telekom Slovenije do të mbajë 45 % të aksioneve të mbetura me një klauzolë largimi brenda 3 viteve nga nënshkrim i marrëveshjes. Marrëveshja u aprovua nga autoritetet maqedonase në Korrik të 2015-tës. (PCWorld Albanian)

Operatori i ri One.Vip startoi shërbimet komerciale në Maqedoni
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)