Opera VPN mbërrin në Android, sjell funksionalitete të reja

Publikuar më: 24-08-2016

operavpnandroid-100678835-largeOpera po zgjeron shërbimin dhe aplikacionin e rrjetit VPN të cilin e ofron falas. Zhvilluesi i njohur i shfletuesit me këtë emër njoftoi se Opera VPN është i disponueshëm edhe në Android që nga dita e sotme. Aplikacioni i ri është i njëjtë me atë të lançuar në Maj për iOS dhe mund ta shkarkoni menjëherë në PlayStore.

Opera ofron pesë vendodhje virtuale: SHBA, Kanada, Gjermani, Singapor dhe Hollandë. Këto servera do të ndihmojnë përdoruesit të shmangin kufizimet rajonale të përmbajtjeve dhe të lundrojnë në internet më të sigurtë.

Lidhur me sigurinë Opera ndryshe nga versioni i aplikacionit në iOS, në Android ka implementuar një funksionalitet shtesë quajtur “Wi-Fi Security Test Tool.” Ky funksion teston rrjetin Wi-Fi ku jeni lidhur për të përcaktuar nivelin e sigurisë së tij.

operavpnwifisecurityscore-100678833-large

Një tjetër risi e këtij versioni është funksionaliteti Guardian i cili bllokon gjurmuesit e reklamave. Ai duhet të aktivizohet manualisht nga përdoruesit. Në rastin e iOS, aplikacion bllokon gjurmuesit automatikisht dhe nuk ekziston ndonjë emërtim fantastik shkencor të një funksionaliteti si rasti i Guardian.

Në terësi aplikacioni është i lehtë për tu përdorur me tre funksione bazë: VPN, Wi-Fi Test dhe Guardian. Në momentin e instalimit përdoruesit do ti kërkohet loje për të shfrytëzuar VPN-në e integruar në Android për të proceduar më pas me aktivizimin e VPN-së të Opera. (PCWorld Albanian)

Opera VPN mbërrin në Android, sjell funksionalitete të reja
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)