Opera publikon për masat versionin e shfletuesit dizenjuar për të vrarë reklamat

Publikuar më: 05-05-2016

opera_browser_primary-100649478-largeNë muajin Mars, Opera bëri të ditur planet për implementimin e një bllokuesi reklamash në versionet e hershme për zhvilluesit të shfletuesit. Tani kompania po e ofron këtë risi në një bazë më të gjërë përdoruesish me premtimin se do të reduktojë dukshëm ngarkimin e uebfaqeve.

Bllokimi i reklamave është i disponueshëm në Windows dhe Opera Mini për Android. Kjo risi jo vetëm që rrit shpejtësinë e shfletimit, por sipas Opera mund të eleminojnë shumë të dhëna të cilat duhet të shkarkohen nga një telefon për hapjen e uebfaqeve.

Sipas një zëdhënësi të kompanisë performanca do të rritet me 90%. Madje Opera vijon më tej duke pretenduar se tashmë shfletuesi i saj është 45 % më i shpejtë sesa Google Chrome e shtojcën Adblock Plus të integruar.

opera-would-you-like-to-block-ads-100649466-large“Objektivi ynë është ofrimi i një eksperience sa më cilësore online,” u shpreh Krystian Kolondra, zëvendës president i inxhinierisë pranë Opera. “Ndërsa jemi duke punuar në këtë drejtim, kemi mësuar se një pjesë e konsiderueshme e kohës së nevojshme për shfletimin në ueb zihet nga reklamat dhe gjurmuesit.”

Si të bllokojmë reklamat në Opera? Në versionin mobil, Opera Mini, mjafton të klikoni gërmen O nga menuja. Në desktop mund ta kryeni këtë procedurë ose nga menuja e cilësimeve ose mund ti bllokoni nga një dritare automatike që shfaqet për çdo uebfaqe të shfletuar.

Vitet e fundit, Opera mund të ketë zhvilluar mbase shfletuesin më të shpejtë po aq stabil sa vetë Google chrome. Tani me bllokimin e reklamave, Opera me shumë gjasa do të jetë lider në këtë sektor. (PCWorld Albanian)

Opera publikon për masat versionin e shfletuesit dizenjuar për të vrarë reklamat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)