Opera lançoi versionin 41 të shfletuesit për platformat desktop, më shumë performancë

Publikuar më: 25-10-2016

opera-41Opera Software sapo ka lançuar Opera 41, një version i qëndrueshëm i shfletuesit të njohur për të gjithë sistemet operative desktop të mbështetur.

Me shumë mundësi, veçoria më e rëndësishme e Opera 41 është përmirësimi në kohën e lançimit. Sipas Opera Software, Opera 41 tregon një përmirësim deri në 86% në kohën e lançimit kur krahasohet me versionet e mëparshme.

Përmirësimi në kohën e lançimit ulet me uljen e numrit të dritareve që ripërtërimi i seancës duhet të ngarkojë. Për një grup prej 10 dritaresh, është ende mbi 50% sipas Opera Software.

Kjo arrihet sipas një funksioni të ri prioriteti që përqendrohet në dritaret e gozhduara dhe në dritaret aktive në fillim.  Të gjithë dritaret e tjera të hapura në Opera 41 ngarkohen me një prioritet më të ulët, dhe Opera Software shënon se fillimi duket pothuajse i menjëhershëm për përdoruesit kur Opera është e konfiguruar që të  ngarkojë seancat e mëparshme të shfletimit.Web

Opera 41 e qëndrueshme

Këto përmirësime kanë përfitim vetëm në sistemet ku Opera është  e konfiguruar që të ngarkojë seancat e mëparshme të shfletimit. Përdoruesit që ngarkojnë një faqe shtëpi të vetme në çdo fillim, ose fillojnë me një faqe bosh, nuk do të shikojnë ndonjë ndryshim. Megjithatë, Opera duhet të fillojë më shpejt në këto pajisje tashme.

Opera 41 ka edhe dy përmirësime tjerë shtesë prej të cilëve do të përfitojnë disa përdorues. Së pari, Opera 41 premton kohë më të mirë baterie kur po bëni konferenca nëpërmjet video me WebRTC, duke vënë në prioritet codecs që mbështesin hardware-acceleration (përshpejtimin e harduerit) kur janë të gatshëm.

Plus kësaj, Opera mund të provojë të limitojë numrin e pikselave, kur po shfletoni me pak bateri, nëse është e mundur për të pakësuar përdorim e CPU gjatë konferencës me video.

Përmirësimi i dytë është funksionaliteti  i ri i nxjerrjes së videos në një dritare në vete. Siç mund ta dini, ju mund të përdorni Opera për të luajtur videot në dritaren e tyre të vogël  në vend që të luajnë në dritaren kryesore të shfletuesit. Kjo ju lejon juve që të luani videon në një sipërfaqe të vogël, dhe të përdorni shfletuesin ose aplikacione të tjera në të njëjtën kohë. (PCWorld Albanian)

Opera lançoi versionin 41 të shfletuesit për platformat desktop, më shumë performancë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)