Opera lançoi një klient VPN pa limit dhe falas në iOS

Publikuar më: 10-05-2016

photo_20160509_091512-930x597Titani Europian i teknologjisë, Opera Software, lançoi ditën e djeshme një klient VPN-je për iPhone dhe iPad. Ky debutim vjen pas tre javësh nga lançimi i një funksionaliteti të tillë brenda shfletuesit Opera.

Kompania Norvegjeze e blerë nga një konsorcium firmash kineze për 1.2 miliard dollar bleu gjatë muajit Mars, VPN SurfEasy, një klient VPN-je me zyra qendrore në SHBA. Falë saj tani Opera VPN për iOS premton qasje të pakufizuar në VPN duke tejkaluar limitet e përmbajtjeve online, duke bllokuar reklamat dhe të shmangë firewall-et.

Kur klienti VPN në fjalë u prezantua në versionet eksperimentale të Opera Desktop për zhvilluesit, vetëm tre vendodhje ishin të disponueshme: SHBA, Kanada dhe Gjermani. Tani funksionaliteti u zgjerua edhe me dy vendodhje të reja, Singapor dhe Hollandë.

screenies

Për më tepër Opera VPN krahas aktivizimit të VPN-së, ofron edhe dy opsione të tjera: të bllokimit të reklamave dhe bllokimit të gjurmuesve si në figurën e paraqitur.

Sigurisht që ekzistojnë alternativa të tjera të klientëve VPN siç është rasti i TunnelBear, por në të shumtën e rasteve që të keni qasje të pakufizuar duhet të paguani. Ky ndryshim i ri padyshim është përpjekje e kompanisë për të diferencuar shfletuesin e saj nga të tjerë.

Megjithatë klienti VPN është vetëm një përpjekje sepse javën e kaluar Opera lançoi shfletuesin i cili bllokon automatikisht reklamat jo vetëm në desktop por edhe Android. Opera bëri të ditur se klienti VPN së shpejti do të mbërrijë edhe në Android. (PCWorld Albanian)

Opera lançoi një klient VPN pa limit dhe falas në iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)