Opera bëhet shfletuesi i parë i cili ofron një klient VPN të integruar dhe falas

Publikuar më: 21-04-2016

Screen-Shot-2016-04-21-at-12.10.59-640x406Opera është bërë shfletuesi i parë i njohur i cili prezantoi një klient VPN të integruar për përdoruesit e platformave desktop.

Kompania norvegjeze tha se versioni më i fundi i shfletuesit i cili është i disponueshëm vetëm përmes kanalit të zhvilluesve përmban klientin VPN të integruar i cili është falas dhe nuk përmban asnjë kufizim në trafik e kohëzgjatje.

Përdoruesit e shfletuesit Opera do të kenë mundësi të zgjidhin mes serverave VPN të lokalizuara në SHBA, Kanada dhe Gjermani me premtimin se më shumë vendodhje do ti bashkohen listës.

Një nga avantazhet kryesore të të pasurit një klient VPN të integruar apo në formën e softuerit shtesë është siguria gjatë qasjes në internet përmes pikave të aksesit publik të Wi-Fi, fshehja e adresave IP dhe tejkalimi i kufizimeve që qasjes në uebfaqe të ndryshme.

Ndryshe nga klientët VPN të disponueshëm aktualisht, Opera bëri të ditur se trafikut në këtë rast drejtohet vetëm në serverat e kompanisë. Klienti VPN i integruar aktualisht është i disponueshëm vetëm në desktop ndërkaq Opera premtoi diçka të tillë edhe në platformat mobile.

Shumica e shërbimeve VPN të disponueshme vinë me kosto shtesë ose limitime të trafikut. Opera ka premtuar se shërbimi i saj do të jetë falas të paktën për momentin. (PCWorld Albanian)

Opera bëhet shfletuesi i parë i cili ofron një klient VPN të integruar dhe falas
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)