Opera 39 premton 50 % më shumë jetëgjatësi baterie për laptopët

Publikuar më: 16-05-2016

opera-power-saver-with-laptop-100660649-largeOpera, shfletuesi i cili solli risi të bujshme muajt e fundit, gjeti një arsye tjetër për përdoruesit që të lënë menjëanë rivalët e Chrome dhe Firefox: një modalitet të konsumit të ulët të baterisë duke premtuar 50 % më shumë jetëgjatësi për laptopët.

Si çdo risi, edhe kjo e fundit do të jetë fillimisht e disponueshme në versionin e zhvilluesve Opera 39 për Windows dhe Mac. Pak ditë më parë Opera solli një bllokues reklamash të integruar në shfletues.

Sa i përket funksionalitetit për konsum të ulët të baterisë, Opera bëri të ditur se në testimet e saj jetëgjatësia e baterisë së Dell XPS 13 me proçesor Core i7, 16GB RAM dhe Windows 10 64Bit u shtua me rreth 1 orë. Edhe bllokuesi i reklamave ishte i aktivizuar në këtë rast.

opera-power-saver-100660647-large

Impakti: Opera tërhoqi jo pak vëmendje muajt e fundit me funksionalitete të pa para më parë tek shfletuesit e tjerë. Fillimisht njoftoi bllokuesin e integruar të reklamave, më pas një VPN pa limit dhe tani 50 % më pak konsum baterie. Microsoft nga ana tjetër po punon në integrimin e ngushtë mes Cortana dhe Edge. Por shfaqjes nuk i mungon as Vivaldi, shfletuesi i bazuar në Chromium dhe ndërtuar nga ish punojës e Opera. (PCWorld Albanian)

Opera 39 premton 50 % më shumë jetëgjatësi baterie për laptopët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)