Ookla sjell ndërfaqen e re të ueb aplikacionit Speedtest.net me prirje drejt dizajnit të rrafshët

Publikuar më: 05-12-2015

UntitledOokla, kompania e mirënjohur për teknologjinë e saj të matjes së cilësisë së shërbimit të internetit me seli në Washington, publikoi një tjetër beta të ueb aplikacionit Speedtest.net.

Beta e parë e ueb aplikacionit u publikua në muajin Shkurt me një dizajn i cili ngjasonte së shumti me aktualin që ofron Ookla me ca ndryshime vizuale. Është beta e dytë ajo që sjell një ndërfaqe të re të rrafshët të aplikacionit.

Aplikacioni është thjeshtësuar në maksimumin e mundshëm. Tani në qëndër të ndërfaqes nuk shfaqet më një hartë e cila tregon serverat por një server i selektuar automatikisht në bazë të vonesave të transmetimit dhe ISP-ja ofruese e shërbimit.

Beta e parë e ueb aplikacionit erdhi pak pas shënimit të 7 miliard testimeve në Speedtest.net. Por ky nuk është o vetmi shërbim që ofron Ookla. Pingtest.net është një tjetër platformë ku përdoruesit kanë mundësi të testojnë cilësinë e internetit e domosdoshme për thirrjet audio dhe video e cila duket të jetë lënë në hije.

Në muajin Gusht, Ookla mbylli përfundimisht shërbimin e NetIndex.com, një uebfaqe mjaft e dobishme e cila ofronte një panoramë të shërbimit të internetit në shtete të ndryshme bazuar në rezultatet e testimit kryer nga Speedtest.net dhe Pingtest.net. Kompania shkaktoi një zhgënjim të madh në mesin e ndjekësve por që erdhi me një ide tjetër e cila quhet Speedtest.net Awards.

Aktualisht kjo plaftormë tenton të bëj të njëjtën gjë si Netindex.com por që vetëm katër shtete janë publikuar: SHBA-ja, Australia, Kanadaja dhe Britania. Ookla në të ardhmen ka premtuar të tjera shtete ti bashkohen kësaj liste. Imagjinoni kur do ti vijë radha Shqipërisë. (PCWorld Albanian)

Ookla sjell ndërfaqen e re të ueb aplikacionit Speedtest.net me prirje drejt dizajnit të rrafshët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)