OnePlus X: Për pak para të ofron pamjen dhe ndjesinë e një telefoni premium (Vështrim)

Publikuar më: 07-12-2015

2100OnePlus X bën realitet për pak para telefonin premium që të gjithë dëshirojnë. Me kosto prej 270 Eurosh, është një nga telefonët më të mirë të rangut të mesëm.

Ky është telefoni i tretë i startupit kinez OnePlus i cili ndjek hapat e OnePlus One dhe OnePlus 2 në cilësi.

Mëshirim i dizajnit të iPhone 4

Me një dizajn të mrekullueshëm, OnePlus X të jep ndjesinë e një telefoni me cilësi ndërtimi të pashoq. Në të vërtetë ky është noshta telefoni më i mirë që kemi vështruar i rangut të mesëm.

Siç sugjeron edhe nëntitulli dizajni ngjason së tepërmi me iPhone 4 edhe pse në përmasa është më i madh kostoja e iPhone është dyfishi i tij.

Me trashësi prej 6.9 mm, telefoni është po aq konkurrues në këtë aspekt sa edhe telefonët më të mirë në treg aktualisht. Për krahasim, iPhone 6S është 7.1 mm i trashë ndërsa Galaxy S6 6.8 mm. Pothuajse të gjithë telefonët inteligjentë të rangut mesatar janë të paktën 8 mm të trashë.

2100 (1)

OnePlus X peshon 138 gram, po aq sa edhe Galaxy S6 duke rezultuar 5 gram më i lehtë se iPhone 6S. I bie të jetë 10-15 gram më i lehtë sesa konkurrentët direktë.

Ekrani është i mrekullueshëm. Me madhësi 5 inç dhe rezolucion 1080p dendësia e pikselave llogaritet në 441 piksel për çdo inç. Ekrani është i mprehtë, plot ngjyra dhe ofron shikueshmëri të lartë nga këndet.

Poshtë ekranit gjenden tre butona me prekje: butoni kryesor, butoni i kthimit pas dhe butoni i aplikacioneve të fundit të përdorura. Një mangësi e dy butonave të fundit është drita në sfond për ti bërë të dukshëm.

Specifikat e harduerit

Ekrani: 5 inç 1080p AMOLED (441 ppi)

Proçesori: Katër bërthama Qualcomm Snapdragon 801

RAM-i: 3GB

Memorja e brendshme: 16 GB + microSD

Sistemi operativ: Oxygen OS bazuar në Android Lollipop 5.1.1

Kamera: 13 megapiksel e pasme, 8 megapiksel frontale

Konektiviteti: Dy karta SIM, LTE, Wi-Fi, Bluetooth 4.0 dhe GPS

Përmasat: 140 x 69 x 6.9 mm

Pesha: 138 gram

2100 (2)Haduer i fuqishëm por i vjetër

OnePlus X fuqizohet nga proçesori i 2014-tës, Snapdragon 801 i cili në vetvehte ishte vetëm një përmirësim frekuence krahasuar me modelin e 2013-tës Snapdragon 800.

Performanca e përgjithshme ishte e qëndrueshme. Telefoni është i shpejtë, madje më i shpejtë sesa Moto G megjithatë ngecjet janë të pranishme.

Performanca në lojëra varionte. Në disa lojëra të thjeshta telefoni si për çudi çalonte ndërsa në lojërat internsive performonte shkëlqyeshëm. Rasti unik është ai i Asphalt 8 lojë e cila edhe pse kishte ngecjen në përgjithësi mund të luhej shumë mirë.

Bateria nuk ju zhgënjen, të paktën për dy ditë. Telefoni pranon ose dy karta SIM së bashku ose një kartë SIM dhe një microSD njëherazi. Telefoni nuk ka NFC, as skaner të shenjave të gishtërinjve e as ngarkim Wireless.

2100 (3)Oxygen OS

OnePlus X bart versionin e përshtatur të Android 5.1.1 Lollipop nga vetë startupi kinez quajtur Oxygen OS. Është po i njëjti softuer që gjenden në OnePlus 2 po përfat të keq nuk është Android 6.0.

Në terësi është po i njëjti version standart i Android. Ka disa shtesa si lejet e aplikacioneve dhe disa gjeste.

Kamera

Sensori 13 megapiksel i pasëm kap imazhe cilësore në ambjente plot dritë duke prodhuar imazhe të detajuara. Megjithatë cilësia në dritë të pakët ishte mediokër.

Kamera frontale 8 megapiksel realizon selfie cilësore edhe në dritë mesatare. Aplikacioni i kamerës është i dobët. Realizimi i fotove HDR kërkonte 2 sekonda. Krahasuar me aplikacionin e kamerës së Google, aplikacioni i integruar i OnePlus në terësi kapte imazhe më të dobëta.

2100 (5)

Çmimi

Në uebfaqen e OnePlus mund të blini telefoni X për 270 Euro. Modeli prej qeramike do të jetë i disponueshëm më vonë. OnePlus operon përmes sistemit të ftesave, që dy ditë më parë ju njoftuam ështe prodhuesi kinez e kishte larguar përgjithnjë.

Për krahasim, Moto X Play kushton 350 Euro, Huwei Honor 7 330 Euro dhe OnePlus 2 390 Euro. Më i liri është Moto G me kosto prej 200 Euro.

2100 (6)

Verdikti

OnePlus X është telefoni premium i vetëm i cili kushton 270 Euro. Dizajni është i mrekullueshëm, cilësia e ndërtimit është e shkëlqyer dhe mbi të gjitha ndjesinë premium që të ofron.

Mungon NFC, skaneri i shenjave të gishtërinjve, ngarkimi wireless dhe një portë USB-C por që të gjitha këto janë të disponueshme në telefonët me kosto mbi 400 Euro. Kamera është e mirë, bateri zgjat dy ditë.

Avantazhet: ndërtim solid, ekrani cilësor, microSD/dy karta, kamera e qëndrueshme

Disavantazhet: version i vjetër i Android, performancë jo stabile, nuk ka NFC

OnePlus X: Për pak para të ofron pamjen dhe ndjesinë e një telefoni premium (Vështrim)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)