OnePlus sjell telefonin e ri inteligjent X më 29 Tetor

Publikuar më: 14-10-2015

gsmarena_001Prodhuesi Kinezë i telefonëve inteligjentë OnePlus, ka postuar në faqen e filialit indian në rrjetin social Facebook një foto të re ngacmuese e cila sugjeron debutimin e OnePlus X më datë 29 Tetor.

Megjithëse fotoja nuk shfaq asnjë detaj në lidhje me telefonin (përveç faktit se do të jetë “Tmerrësisht i Bukur”),  ajo konfirmon se OnePlus X ekziston me të vërtetë. Ky informacion është mjaft i rëndësishëm sidomos pasi zbulimit të modelit OnePlus Mini.

Tashmë është e kuptueshme se të dyja modelet Mini dhe X janë pajisje të ndryshme prodhuar nga kompania OnePlus megjithëse çdo gjë mbetet ende për tu konfirmuar. (PCWorld Albanian)

OnePlus sjell telefonin e ri inteligjent X më 29 Tetor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)