OnePlus largon sistemin e ftesave edhe për modelin buxhetor OnePlus X

Publikuar më: 29-01-2016

opx_2660-100628192-largeQë nga dita e sotme të gjitë do të kenë mundësi të blejnë një OnePlus X pa asnjë kufizim. OnePlus X bën realitet për pak para telefonin premium që të gjithë dëshirojnë. Me kosto prej 250 Eurosh, është një nga telefonët më të mirë të rangut të mesëm.

Me një dizajn të mrekullueshëm, OnePlus X të jep ndjesinë e një telefoni me cilësi ndërtimi të pashoq. Në të vërtetë ky është ndoshta telefoni më i mirë që kemi vështruar i rangut të mesëm.

Themeluesi i OnePlus, Carl Pei, beson se ky do të jetë standarti i kompanisë edhe për produktet e ardhshme të saj duke lënë në harresë njëherë e mirë sistemin e ftesave. Që nga data 5 dhjetor të vitit që lamë pas, OnePlus 2 ishte i disponueshëm për tu blerë pa sisemin e ftesave.

Për më tepër, sistemi operativ implementuar nga OnePlus në telefonin X është shumë afër Android Stock. Por nëse kërkoni një eksperiencë terërisht të pastër në Android, Nexus 5X ngelet zgjedhja më solide me këtë çmim. (PCWorld Albanian)

OnePlus largon sistemin e ftesave edhe për modelin buxhetor OnePlus X
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)