OnePlus largon përgjithnjë sistemin e blerjes përmes ftesave

Publikuar më: 04-12-2015

oneplus-2Duke filluar nga dita e shtune, datë 5 dhjetor, telefoni inteligjent OnePlus 2 mund të blihet nevojën e një ftese.

Pas 5 muajsh nga debutimi zyrtar, prodhuesi kinez i telefonëv OnePlus do ti japë lamtumirën sistemit të blerjes përmes ftesave për OnePlus 2. Por si funksiononte ky sistem? Fillimisht duhej të regjistroheshit dhe më pas të prisni një ftesë(konfirmim) nga OnePlus, një pritje e cila mund të zgjaste për javë apo muaj të tërë.

Qëllimi kryesor i OnePlus ka qenë reduktimi i kostove dhe ruajtja e një marxhine fitimi. Që nga prezantimi i modelit të parë, u desh një vit që OnePlus të hiqte nga përdorimi këtë sistem.

Aktualisht në shitje është vetëm modeli 64GB me 4GB RAM i OnePlus 2 i cili kushton 389 dollar. Kjo kosto është e përafërt me Google Nexus 5X i cili kushton 379 dollar me kapacitet 32GB.

OnePlus 2 fuqizohet nga një proçesor i modifikuar Qualcomm Snapdragon 810 me frekuencë 1.8 Ghz. Ekrani është 5,5 inç ndërsa kamerat frontale dhe të pasme janë 5megapiksel/ 13 megapiksel respektivisht.

Për ata që kërkojnë një variant më të lirë, OnePlus X do të jetë i disponueshëm pas datës 5 Dhjetor pa sistemin e ftesave gjithashtu. (PCWorld Albanian)

OnePlus largon përgjithnjë sistemin e blerjes përmes ftesave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)