Harduer

OnePlus dhe Qualcomm konfirmojnë një tjetër produkt me Snapdragon 821

Nov 9 2016
0 Shpërndarje

oneplus-3t-announcementQë kur OnePlus 3 filloi të shfaqte probleme, dhe për një periudhë kohe kompania kineze ndaloi prodhimin, menjëherë pasuan thashethemet se një version më i fuqishëm i telefonit pritet të debutojë përpara fundit të vitit.

Quhet OnePlus 3T dhe teorikisht duhet të ofrojë më shumë sesa OnePlus 3. Ndërsa ky i fundit kishte procesor Snapdragon 820 të modifikuar, OnePlus 3T fuqizohet nga një procesor miesterioz Snapdragon 821.

Ky është i njëjti procesor i përdorur në telefonët Pixel të Google por me frekuencë të kufizuar. Ndërsa OnePlus 3T pritet të zbulojë potencialin e vërtetë të procesorit 821 me frekuencë 2.35 Ghz.

Sa i përket njoftimit, data 15 Nëntor pritet të jetë destinacioni përfundimtar i OnePlus 3T. (PCWorld Albanian)

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>