OnePlus 3T në shitje për 435 dollar, procesor Snapdragon 821 dhe 6GB RAM

Publikuar më: 16-11-2016

oneplus-3-tips-primary-100669915-largeOnePlus 3T do të dalë në shitje më 22 Nëntor komfirmoi vetë prodhuesi kinez dhe do të ketë një procesor më të shpejtë shoqëruar nga përmirësime të tjera të brendshme të harduerit krahasuar me OnePlus 3.

Detajet i gjeni të publikuar në uebsajtin e OnePlus. Telefoni fuqizohet nga Snapdragon 821 me frekuencë 2.35 Ghz dhe grafika Adreno 530.

Ashtu si paraardhësi sasia e RAM-it ngelet e pandryshuar prej 6GB ndërsa memorja e brendshme do e ndajë telefonin në dy variante: 32GB dhe 64GB.

Një tjetër përmirësim për të mos u lënë në harresë është bateri me kapacitet 3,400 mAh. OxygenOS 3.5 do të jetë platforma e operimit e cila është e bazuar në Android Marshmallow.

OnePlus 3T kushton 439 dollar duke e bërë telefonin një shënjestër joshëse për çmimin që ka. (PCWorld Albanian)

OnePlus 3T në shitje për 435 dollar, procesor Snapdragon 821 dhe 6GB RAM
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)