OnePlus 3 sjell trup prej alumini, Snapdragon 820 dhe 6GB RAM për 399 Euro

Publikuar më: 15-06-2016

img-5-980x980Pas “suksesit” të OnePlus One 2 dhe X, prodhuesi kinez është rikthyer me gjeneratën e tretë të telefonit i cili dikur premtoi revolucionin në cilësisë, performancë dhe kosto. Modeli i ri ndjek hapat e “të parit” duke shkundur tregun me proçesorin Snapdragon 820, 6GB RAM dhe ekran 5.5 inç 1080p AMOLED për 399 Euro.

Telefoni vjen me 64GB memorje të brendshme dhe ndryshe nga OnePlus X nuk ofron mbështetje për kartat microSD. Kapaciteti i baterisë është tkurrur në 3,000 mAh ndërkaq OnePlus 3 nuk do ti mungojnë karakteristikat si NFC, Dual SIM, skaner të shenjave të gishtërinjve dhe porta USB-C.

Kamera me sensor 16 megapiksel dhe stabilizim optik ofron mbështetje për imazhet RAW dhe komandat manuale. Nuk mungon një portë 3.5 mm për kufjet, një karakteristikë e cila nuk u përket më telefonëve modernë. Trupi prej alumi ofrohet në dy ngjyra, grafit dhe të artë. Gjithashtu ngelen tre butonët fizikë ngjitur me fundin e ekranit, pjesë e telefonit.

Sipas OnePlus, modeli “3” do të karikohet në 63 % për gjysëm ore. Telefoni është në shitje që në këtë moment dhe mjafton ti drejtoheni uebfaqes dhe të klikoni “Bli”. (PCWorld Albanian)

OnePlus 3 sjell trup prej alumini, Snapdragon 820 dhe 6GB RAM për 399 Euro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)