OnePlus 3 shfaqet në dizajn metalik inspiruar nga HTC 10

Publikuar më: 17-05-2016

oneplus-3-render-100661497-largeNuk është HTC 10. Është One Plus 3 sipas Evan Blass ku prodhuesi kinez duket të jetë inspiruar nga ai tajvanez. Në një cicërime të publikuar ditën e sotme, do të vëreni një dizajn metalik, një kamër në kry të telefonit, një portë USB-C dhe portë kufjes 3.5 mm.

Bokset qëndrojnë në fund të telefonit ndërsa butoni qëndror me shumë gjasa do të funksionojë edhe si skaner i shenjave të gishtërinjve. Sipas Evan Blass telefoni do të furnizohet nga një bateri me kapacitet 3,000 mAh.

Këto ishin detajet që zbuloi Evan Blass ditën e sotme ndërsa duhet të presim për të mësuar më shumë nëse telefoni do të ketë teknologjitë e ngarkimit të shpejtë dhe wireless apo të mbështesë pagesat mobile përmes NFC. Strategjia e përhershme e OnePlus ka qenë balanca mes telefonit perfekt dhe kostos perfekte.

OnePlus 2 padyshim ishte një përmirësim i dukshëm krahasuar me versionin e parë të telefonit. Sipas PCWorld, OnePlus shpreson që gjenerata e tretë e telefonit të dalë në shitje këtë verë. (PCWorld Albanian)

OnePlus 3 shfaqet në dizajn metalik inspiruar nga HTC 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)