OnePlus 2 shfaqet në imazhe live. Vihet re skaneri i shenjave të gishtërinjve

Publikuar më: 30-06-2015

oneplus-2-security-100593940-largeEdhe pse jo aq cilësore, ca foto të publikuar zbulojn detaje të rëndësishme rreth OnePlus 2.

Ishte PhoneArena që zbuloi këto foto në secilën anë të smartfonit i cili do të debutojë në datën 27 Korrik. Dizajni frontal ngjason së shumti me OnePlus One dhe Nexus 6. Pjesa e pasme është edhe vendi i kamerës dhe mundësisht një skaneri të shenjave të gishtërinjve.

oneplus2-leaks-100593942-large2

Ndërfaqja e softuerit është shumë afër me Android Stock, një version ky i ndërtuar nga OnePlus One quajtur Oxygen OS. Nga aspekti i inovacionit në harduer, OnePlus pretendon se skaneri i shenjave të gishtërinjve do të jetë i aftë të kryejë më shumë funksione dhe më shpejt sesa Touch ID në iPhone.

Me pak fjalë, OnePlus 2 premtom shumë. Nëse kompania arrin të zgjidhë ato probleme që ngjallën pakënaqësi tek përdoruesit padyshim do të jetë një sukses dhe njëkohësisht konkurrent i denjë i lojtarëve të mëdhanj se Galaxy S6, One M9, LG G4 dhe iPhone. (PCWorld Albanian)

OnePlus 2 shfaqet në imazhe live. Vihet re skaneri i shenjave të gishtërinjve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)