OnePlus 2: Një telefon i madh Android që kushton pak para

Publikuar më: 28-07-2015

Prodhuesit e telefonëve Android po nxitojnë të qëndrojnë përpara iPhone që pritet të debutojë në muajin Shtator. Të hënën në mbrëmje, prodhuesi kinez prezantoi OnePlus 2, një telefon me ekran 5.5 inç që kushtojnë gjysmën e asaj çfarë ofrojnë Apple, Samsung dhe LG.

BN-JO968_oneplu_G_20150727203218Ky prodhues mori shumë vëmendje vitin e shkuar me OnePlus 1. Normalisht që telefoni nuk ishte pa të meta por që ngelet një ndër telefonët Android tanë të preferuar. Telefoni kishte një kosto prej 300 dollarësh dhe këtu qëndronte edhe avantazhi i tij.

Por tani është radha e pasardhësit i cili duket të përmirësojë modelin e shkuar pothuaj në çdo aspekt. Bashkëthemeluesi dhe CEO i OnePlus tha: “Ne fillim të punonim me këtë kompani sepse mendojmë se telefonët Android në treg nuk janë aq kompetitiv sa duhet. OnePlus 2 është një smartfon i cili do të ngelet kompetivi edhe vitin e ardhshëm”.

Për nga dizajni, gjëja e parë që do të vini re është një kornizë me përbërje alumini dhe magnezi. Fytyra e smartfonit është i gjithi në xham ndërsa në pjesën fundore të tij gjendet një sensor i shenjave të gishtërinjve i cili sipas ekzekutivit është më i shpejtë se ai që gjendet tek iPhone.

Mangësia kryesore e OnePlus 1 ishte kamera e cila prodhonte imazhe të dobëta në ambjentet me pak dritë. Ngjashëm me OnePlus 1, modeli OnePlus 2 ka një kamër 13 megapiksel me dritë LED të dyfishtë por që sensori është 30 % më madh duke lejuar të hyjë më shumë dritë çka rezulton në imazhe më cilësore dhe të detajuara në dritë të pakët.

BN-JO969_oneplu_G_20150727203824

OnePlus 1 kishte një version Android ndërtuar nga Cyanogen, startupi me mbështetjen e MIcrosoft i cili prodhonte një ndërtim të modifikuar të sistemit operativ mobil të Google. Sot, është sistemi operativ Android ndër më të preferuarit. Por OnePlus 2 braktis Cyanogen në favor të ndërtimit Android të vetë OnePlus quajtur Oxygen OS. Është një ndërtim pothuajse i pamodifikuar i Android Stock të Google.

Ekrani i OnePlus është 5.5 inç me rezolucion 1080p, por që ka një ndriçim më të lartë krahasuar me modelin e vitit të shkuar. Bateria është përmirësuar nga 3100 mAh në 3300 mAh. One Plus 2 fuqizohet nga një proçesor tetë bërthamësh 1.8 Ghz Qualcomm Snapdragon 810 shoqëruar nga 3GB RAM për variantin 16 GB dhe 4GB RAM për variantin 64 GB. Që të dy modelet ofrojnë mbështetje për dy karta SIM ndërsa telefoni përmban edhe një portë USB Type C.

Për hatër të modernitetit, OnePlus 2 u desh të braktiste baterinë e zëvendësueshme dhe kartat microSD me dizajnin e ri të implementuar. OnePlus 2 mund të shitet vetëm përmes sistemit të ftesave nga OnePlus.net që nga ky moment. Proçesi i blerjet fillon pas datës 11 Gusht ku modeli 16 GB kushton 330 dollar ndërsa ai 64GB 390 dollar. (PCWorld Albanian)

OnePlus 2: Një telefon i madh Android që kushton pak para
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)