OnePlus 2 mund të prezantohet zyrtarisht në muajin Korrik me një kosto prej 350 $

Publikuar më: 14-06-2015

gsmarena_001Gjer tani kemi mësuar se OnePlus ka në plane të nxjerrë në shitje pasardhësin e One, modelin One 2 në tre mujorin e tretë të vitit. Por një spekulim nga Kina pretendon se OnePlus 2 do të zyrtarizohet në muajin Korrik.

Ky informacion vjen nga një burim i cili në të kaluarën ka qenë i besueshëm. Fakti më interesant është çmimi që supozohet të jetë afro 322 dollar. Nëse kjo provohet të jetë e vërtetëm atëherë besojmë se në mbarë botën ky smartfon do të kushtojë afër shifrave 350 dollar.

OnePlus 2 mendohet të vijë me një çip Snapdragon 810, 3GB RAM, një kamër të pasme 13 Megapiksel dhe ekran 1080p. Detaje të tjera akoma sjanë zbuluar por mendohet që OnePlus 2 do të jetë paisur me sistemin operativ Oxygen OS bazuar në Android 5.1. (PCWorld Albanian)

OnePlus 2 mund të prezantohet zyrtarisht në muajin Korrik me një kosto prej 350 $
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)