Lajmet

OnePlus 2 do të ketë një RAM masiv prej 4GB

Jul 8 2015
0 Shpërndarje
OnePlus 2 do të ketë një RAM masiv prej 4GB

4gb_forum-png.329162

Startup-i kinez OnePlus ka deklaruar zyrtarisht se smartfoni i tij i ardhshëm OnePlus 2 do të jetë i pajisur me 4GB RAM.

Smartfoni i cili pritet të lancohet në 27 korrik, do të përdorë cipat e gjeneratës së re LPDDR4. Aktualisht vetëm dy smartfonët më të fundit të Samsung, Galaxy S6 dhe Galaxy Edge janë të pajisur RAM DDR4. Përvec Asus Zenfone 2 asnjë smartfon tjetër në tregun Indian nuk ofron 4GB RAM.

Një rritje e RAM-it do të thotë një rritje e shpejtësisë për kryerjen e detyrave dhe operimin e aplikacioneve. Gjithashtu kompania ka konfirmuar se OnePlus 2 do të përdorë një procesor të tipit Qualcomm, do të ketë një trup metalik dhe skaner për shenjën e gishtave. Përvec pajisjes me 4GB RAM, OnePlus zbuloi gjithashtu se ky smartfon do të kushtojë 450 dollar në momentin e lancimit.

Një çmim ky i lartë krahasuar me OnePlus One i cili kushtonte 299 dollar. Por ky çmim ja vlen pasi OnePlus 2 është i pajisur me karakteristika të nivelit të lartë dhe do ti ofrojë përdoruesve një eksperiencë të ngjashme me modelet e Apple, Samsung, HTC etj. (PC World Albanian)

Tags >

OnePlus 2
Lajmet e fundit>