OnePlus 2 do të fuqizohet nga një version i modifikuar i Snapdragon 810

Publikuar më: 18-06-2015

oneplus-two-listing-with-high-price-sales-februaryKur të dale në shitje pasardhësi i OnePlus One, modeli OnePlus 2, do të fuqizohet nga një processor Snapdragon 810. OnePlus e konfirmoi këtë zyrtarisht këtë fakt, processor I cili është present edhe në HTC One M9.

Kompania tha se kishte shpenzuar goxha kohë për të vendosur se cili do të ishte proçesori që do të fuqizonte OnePlus 2 dhe Snapdragon 810 ngelej zgjedhja ideale. Kjo për të vetmen arsye se ky processor ofronte performance të lartë duke ruajtur njëkohësisht edhe jetëgjatësinë e baterisë.

Kompania gjithashtu siguroi përdoruesit e saj se OnePlus 2 nuk do të ballafaqohet me mbi nxehje të smartfonit. OnePlus konfirmoi se prodhues dhe paisje të tjera ishin prekur nga një mbi nxehje e Snapdragon 810-tës dhe për këtë ata kishin punuar ngushtë me Qualcomm për të ndërtuar një version të modifikuar të proçesorit i cili do të funksionojë lehtësisht me sistemin operativ Android ndërtuar nga kompania quajtur OnePlus 2. (PCWorld Albanian)

OnePlus 2 do të fuqizohet nga një version i modifikuar i Snapdragon 810
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)