OneDrive për Bizneset: A do të aplikohet limiti 1TB edhe për konsumatorët biznesit në Office 365?

Publikuar më: 09-11-2015

maxresdefaultJavën e shkuar Microsoft qartësoi për të gjithë ne axhendën lidhur me shërbimin cloud, OneDrive. Gjigandi i sistemit operativ bëri të ditur se nuk do të ofrojë më hapësirë pa limit në OneDrive për konsumatorët individualë të Office 365.

Por çfarë do të ndodhë me shërbimin OneDrive for Bussines?

Në njoftimin e datës 2 Nëntor kompania nuk dha asnjë informacion në lidhje me këtë shërbim. OneDrive for Bussines është shërbimi cloud i Microsoft dedikuar konsumatorëve të biznesit në SharePoint dhe Office 365.

E kutojmë si tani vitin e shkuar kur Microsoft shkruante në blogun e saj:

“Sot, limitet e hapësirës cloud i përkasin të shkuarës për abonentët e Office 365″. OneDrive dhe OneDrive for Bussines tani do të ofrojnë hapësirë pa limit pa asnjë kosto shtesë për konsumatorët Office 365 individualë dhe biznes.”

Mary Jo Foley i ZDNet në muajin Shtator hodhi dritë rreth një bisede që kishte pasur me Reuben Krippner, Drejtor i Departamentit të Marketingut pranë OneDrive for Bussines. U premtua se Microsoft do të publikohej një axhendës e OneDrive përpara fundit të Nëntorit.

Por të gjithë po pyesin pse Microsoft zgjodhi këtë drejtim?

Në postimin në blog Microsoft ia atriboi këto ndryshime përmirësimit të produktivitetit dhe bashkërendimit. Por kompania jo vetëm që solli limitin prej 1TB por gjithashtu largoi edhe shërbimet falas si “Camera Roll” i cili ofronte 15 GB falas në OneDrive.

Ca po spekulojnë rreth një blerje të mundshme të Dropbox nga Microsoft duke pasur parasysh edhe bashkëpunimet e ngushta mes të dyve kohët e fundit.

Ose mbase Microsoft kuptoi se OneDrive nuk po sjell fitimin e duhur. Ose kompania po kërkon një mënyrë të re për të bërë para që kur filloi të ofronte Windows 10-tën falas. Megjithatë shpresojmë se kjo nuk do ti kthehet Microsoft-it si një boomerang meqenëse në treg ka mjaftueshëm oferta të mira të shërbimeve cloud. Madje impakti i ndryshimeve në OneDrive mund të detyrojë konsumatorët edhe si largohen Widows-it.

Është e pamundur që këto ndryshime të jenë nxitur nga mungesa e kapaciteteve. Microsoft është një kompani e cili vazhdimisht krenohet me qendrat e saj të të dhënave dhe sesa të mëdha janë burimet që zotëron.

Duke vendosur theksin në rëndësinë e shërbimeve cloud ditëve të sotme falë rritjes së tregut të telefonët dhe tabletëve, lëvizja e Microsoft mund të rezultojë me impakt më të lartë nga sa u mendua fillimisht. Mund të ndikojë edhe në shërbimet cloud të rivalëve kur bëhet fjalë për kosto. (PCWorld Albanian)

OneDrive për Bizneset: A do të aplikohet limiti 1TB edhe për konsumatorët biznesit në Office 365?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)