Ofrimi falas i Windows 10-tës nuk do të ketë impakt financiar tek Microsoft

Publikuar më: 16-08-2015

windows-10-logo-2-100588484-largeKur Microsoft tha se do të ofronte falas kalimin në Windows 10, të gjithë po kërkonin një shkak. Po sepse gjashtë vite më parë po kjo kompani tarifoi 199 dollar të gjithë konsumatorët që donin të kalonin nga sistemet operative të vjetra tek Windows 7 Professional.

Me pak fjalë, të gjithë po mendonin se ofrimi falas i Windows 10-tës do të kishte një impakt kolosal mbi biznesin e Microsoft. Por sipas një analisteje quajtur Katherine Egbert, një pjesë e madhe e konsumatorëve marrin një version të ri të sistemit operativ kur blejnë një kompjuter të ri dhe ofrimi falas i sistemit operativ nuk do të ketë asnjë impakt financiar tek Microsoft. Pse? Sepse kompania akoma do të vazhdojë të ketë përfitimi të mëdha nga prodhuesit e kompjuterave të cilët duhet të liçensojnë Windows 10-tën për harduerin që shesin.

Po të njëjtin pikëpamje ndan edhe analisti i ICD, Al Gillen, i cili tha se shitjet apo përidtësimet e sistemit operativ tek individët nuk janë një pjesë kyçe e biznesit të saj. E thënë ndryshe, shitja e kopjeve të sistemit operativ për konsumatorët e interesuar sjell 0 $ fitim për Microsoft.

Ofrimi falas i Windows 10-tën mund ti kushtojë miliona dollar humbje Microsoft-it por kjo nuk është asgjë krahasuar me 93.5 miliard dollar të ardhura që raportoi kompania vitin e shkuar. Sigurisht që gjigandi i sistemit operativ nuk ofron të njëjtën lehtësi për konsumatorët e biznesit apo sipërmarrjeve për versionet Enterprise të Windows 10-tën. Ata duhet të paguajnë nëse duan përditësime dhe mbështetje nga Microsoft.

E për ta mbyllur, kalimi falas në Windows 10-tën do të ketë efektin e kundërt të asaj që të gjithë po mendonin si katastrofën mbi Microsoft sepse ky veprim jo vetëm që do të rrisë adoptimin e sistemit më të fundit operativ por edhe do ti kompanisë përfitime të jashzakonshme. (PCWorld Albanian)

Ofrimi falas i Windows 10-tës nuk do të ketë impakt financiar tek Microsoft
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)