Office Personal 365 vetëm 35 dollar për konsumatorët e versioneve e vjetra

Publikuar më: 23-09-2015

20150922-onenote-2016-office-100616364-largeNjë nga sfidat me të cilat Microsoft po përballet sot është se një pjesë e madhe e përdoruesve të Office ende nuk kanë përditësuar suitën e tyre të produktivitetit në versionin e lançuar së fundmi.

Përdoruesit pagujanë një shumë të madhe për të aksesuar aplikacionet si Word dhe Excel dhe në momentin që ata kanë funksionalitetet që u duhen nuk preferojnë ti përditësojnë ato. Në këtë mënyrë Microsoft nuk është duke fituar aq para sa duhej nga adoptimi i Office.Të paktën kjo mund të jetë arsyeja e një promocioni që kompania lajmëroi ditën e martë.

Microsoft ka vendosur ti japë një shtysë përdoruesve të versioneve të vjetra të Office të kalojnë në versionin e fundit, duke ju ofruar atyre ulje çmimi. Të gjithë ata që kanë të instaluar Windows 10 në kompjuterin e tyre dhe ende përdorin Office 2010 ose një version më të vjetër, mund të blejnë një vit abonim në Office 365 për 35 dollar. Kj është gjysma e çmimit që Microsoft kërkonte deri më sot për paketën Personale, në sajë të së cilës përdoruesit mund të instalojnë Office në një kompjuter, tablet dhe smartfon.

Ky lajm erdhi në të njëjtin ditë që Microsoft lançoi Office 2016, përditësimin e fundit të suitës së tij të produktivitetit. Përditësimi përfshin një sërë përmirsimesh dhe karakteristikash të reja si integrimi me motorrin e kërkimit Bing dhe një seksion kërkimi ‘Tell Me’ që ndihmon përdoruesit të gjejnë funksionalitetet që duan brenda menusë së Office pa qënë nevoja e kërkimit.

Për më tepër përditësimi sjell mundësinë e një bashkëveprimi të ngushtë mes përdoruesve të Office në sajë të të cilit ata mund të kontribojnë dhe përpunojnë mbi të njëjtin dokument në të njëjtën kohë dhe të shohin modifikimet e të tjerëve në kohë reale. (PC World Albanian)

Office Personal 365 vetëm 35 dollar për konsumatorët e versioneve e vjetra
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)