Office 2016 për Windows po vjen më 22 shtator

Publikuar më: 25-08-2015

office-2016-hero-app-100583070-largeMicrosoft ka në plan të lançojë suitën e saj të produktivitetit Office 2016 muajin që vjen. Pas debutimit të një versioni ekuivalent për Mac në muajin korrik, Office 2016 për Windows nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në krahasim me paketën ekzistuese. Uebfaqja WinFuture raporton se Office 2016 për Windows do të mbërrijë në 22 shtator, si versioni për përdorues individual dhe versioni profesional.

Suita e re përfshin një stil të ri shumëngjyrësh të ngjashëm me atë të versionit të optimizuar të Office për Windows 10. Për ata të cilët nuk i preferojnë shumë temat e Microsoft, kompania ka sjellë dhe një stil më të errët  përkrah atij shumëngjyrëshit. Më tej Microsoft ka aplikuar përmirsime të ndjeshme në opsionin e kërkimit në Outlook 2016,  performancën e dërgesave të emailit, bashkangjitjen e skedarëve në email etj.

Microsoft ende nuk ka dhënë një konfirmim mbi datën 22 shtator por rezultate të afërta me kompaninë, kanë deklaruar për TheVerge se punonjësit e Microsoft janë duke testuar ndërtimin përfundimtar të Office 2016. Kjo tregon se debutimi është i pashmangshëm kështu që data e lançimit 22 shtator ka shumë mundësi të jetë e vërtetë. (PC World Albanian)

Office 2016 për Windows po vjen më 22 shtator
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)