Office 2016 për Mac pushtohet nga problemet në OS X El Capitan

Publikuar më: 04-10-2015

office-2016-crash-100618773-largePak kohë pas publikimit të versionit më të fundit të sistemit operativ të Apple, OS X El Capitan, një diskutim u hap në një nga forumet e Microsoft i cili në qëndër të kritikave kishte Office 2016-tën.

Përdoruesit e një kompjuteri ose laptopi Mac me OS X El Capitan e kanë të pamundur të përdorin suitën e produktivitetit të Microsoft. Një nga anëtarët forumit tha: “Kalova në El Capitan këtë mëngjes dhe që atëherë e kam të pamundur të përdor Office 2016 në kompjuterin tim Mac… Aplikacionet Office 2016 dështojnë vazhdimisht.”

Disa pjesëtarë të redaksisë së ComputerWorld gjithashtu kishin përjetuar dështime të aplikacioneve Outlook, Excel dhe Word.

Ky problem është zbuluar që në versionin 10.11 Beta të OS X muaj më parë Microsoft akoma ska bërë asgjë për ta rregulluar këtë. Të gjitha aplikacionet e tjera funksionojnë mësë miri përfshi edhe ato Adobe që janë më komplekse.

Nuk dihet nëse shkaktarë për këtë është kodimi i Microsoft apo Apple. Përditësimi i datës 23 Shtator i Office 2016 për Mac nuk i ndlaoi problemet.

Office 2016 për Mac shitet nga 150 dollar deri në 230 dollar. (PCWorld Albanian)

Office 2016 për Mac pushtohet nga problemet në OS X El Capitan
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)