Obama: Nuk mund ta fal Edward Snowden-in

Publikuar më: 21-11-2016

snowden-pardonNjë fushatë faljeje për ish nënkonraktorin e NSA-së, Eduard Snouden, mori jetë javën e kaluar.

Kjo kërkesë ngjalli reagimin e disa senatorëve ku 13 republikanë dhe 9 demokratë dërguan një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara për të parandaluar një gjë të tillë.

“Ai është një kriminel,” shkruhet në letrën e senatorëve. Reagimi i Obamës erdhi të Premten gjatë turit të tij Europian në një intervistë për gjermanen Der Spiegel. Pjesë e intervistës ishte edhe pyetje: A jeni gati të falni Eduard Snoudenin?

Përgjigja e Obamës ishte: “Nuk mund të fal dikë i cili nuk ka patur guximin të dali përpara një trupi gjykues, prandaj komenti im do të ishte i tepër në këtë pikë.”

Kur Obama tha “nuk mundet” ai mund të kenë lënë të kuptohet se “nuk do ta bëjë” një gjë të tillë vetëm nëse rrethanat ndryshojnë.

Historikisht falje të tilla nga presidenti i Shteteve të Bashkuara janë dhënë edhe kur i pandehuri nuk ka qenë subjekt i një gjykimi çka nxiti edhe startin e një fushate. (PCWorld Albanian)

Obama: Nuk mund ta fal Edward Snowden-in
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)