Lajmet

Obama dekoron me Medaljen e Lirisë zhvilluesen e softuerit të anijes hapësinore Apollo, Margaret Hamilton

Nov 24 2016
0 Shpërndarje

_92619740_3e699ed1-cb62-4d9c-9bf9-53a0c99cad35Presidenti Obama dekoroi Medaljen e tij të fundit presidenciale, Medaljen e Lirisë – më e larta dhënë një individi – gjatë një ceremonie organizuar ditën e Marte.

Margaret Hamilton, femra pas softuerit i cili bëri të mundur fluturimin e parë hapësinor për në Hënë, ishte në mesin e 21 personaliteteve që morën këtë medalje.

Hamilton, e cila shpiku edhe profesionin “inxhinier softuerik,” e filloi karrierën si një programuese pranë MIT në 1960. Në Gusht të 1961 asaj ju dha një kontratë nga NASA për të dizenjuar një sistem navigimi për anijet hapësinore.

Gjatë ceremonisë së dekordimit, Obama tha se Hamilton përfaqëson ato femra gjenerata e të cilave ndihmuan në dërgimin e njerëzve të parë në hapësirë.

Emri i saj mori famë në një cicërime publikuar në 2015-tën në një referencë ndaj IBM-së. Hamilton u nderua nga NASA në 2003 për kontributin e saj në zhvillimin e softuerit të Apollo. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>