Nxirren në pah detaje të reja të shfletuesit Edge dhe Windows 10

Publikuar më: 17-05-2015

microsoft-edge-ft-1Bazuar në imazhet e publikuara të versionit më të fundit të Windows 10, shfletuesi Edge duket se është duke u zhvilluar me ritme të shpejta. Një sërë imazhesh të publikuara nga uebfaqja kineze ITHome zbulojnë disa karakteristika të reja përka i përket shfletuesit të ri të Microsoft. Bëhet fjalë për ndërtimin 10123, versioni pasardhës i 10074 të Windows 10 Technical Preview.

Microsoft ka premtuar se Windows 10 do të debutojë zyrtarisht këtë verë. Një koment nga një ekzekutiv i kompanisë tregon se ka shumë të ngjarë që Windows 10 do të mbërrijë në fund të muajit korrik.

Por cilat janë ato gjëra që bien në sy në imazhet e publikuara së fundmi të Edge? Si fillim ju themi se Edge do të jetë i aftë të fjalëkalimet tuaja. Kjo është diçka që nuk duhet të mungojë duke qënë se shfletuesi nuk do të ketë shtojca. Së dyti Edge do të jetë i pajisur me funksionalitetin InPrivate Browsing, një karakteristikë sigurie që parandalon ruajtjen e të dhënave si: historia e shfletimit, cache, cookies dhe informacionet e regjistrimit, në shfletues. Përdoruesit e Edge gjithashtu do të kenë më shumë mundësi zgjedhje përsa i përket faqes që hapet automatikisht kur ata startojnë shfletuesin.

Përveç detajeve të reja të zbuluara mbi Edge, imazhet qartësuan dhe disa supozime përsa i përket disa nga karakteristkave të Windows 10. Windows 10 do të risjellë karakteristikat Backup dhe Restore, të cilat kanë munguar që nga Windows 7. Backup dhe Restore ofrojnë një metodë të re ruajtje të skedarëve specifikë. Më në fund ngjyra e titujve apo shkrimit të Windows 10 do të lihet në dorë të përdoruesit, ashtu si dhe në Windows Phone. (PC World Albanian)

Nxirren në pah detaje të reja të shfletuesit Edge dhe Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)