Nvidia zbuloi kartat e para grafike të arkitekturës Pascal: GTX 1080 dhe 1070

Publikuar më: 07-05-2016

DSC09539-980x655Kanë mbërritur më në fund kartat e para grafike të shumtëpritura të Nvidia bazuar në arkitekturën Pascal: GTX 1080 dhe GTX 1070. E para do të kushtojë 599 dollar, 50 dollar më shumë ses GTX 980 në momentin e debutimit dhe e dyta do të kushtojë 379 dollar.

GTX 1080 do të dalë në shitje më 27 maj ndërsa 1070 më 10 Qershor. Edhe pse Nvidia ka rritur çmimet e kartave grafike në një moment kur AMD premton me arkitekturën Polaris karta grafike të afta të përballjnë edhe realitetin virtual, kompania premtoi performancë disaherë më të lartë sesa produktet aktuale si GTX Titan X dhe GTX 980.

Nvidia pretendon se GTX 1080 është dyherë më e shpejtë sesa Titan X në disa aplikacione po aq edhe efikase ndaj konsumit të energjisë. Edhe pse akoma nuk ka zbuluar specifikat e tyre, GTX 1080 do të ofrojë një performancë 9 teraflops konfirmoi Nvidia me tranzistorë që arrijnë numrin e 7.2 miliardëve.

DSC09525-980x655Po të krahasojmë me Titan X, ky i fundit ka një performancë 7 teraflops e përftuar nga 8 miliard tranzistorë. Kjo diferencë e vogël mund të bëjë të mendoni se si është e mundur që GTX 1080 të ofrojë dyfishin e performancës?

Me arkitekturën Pascal, Nvidia ka rritur frekuencën e bërthamave grafike deri në 2144 Mhz kur shoqërohet nga një ajrim i qëndrueshëm. Edhe pse Nvidia bëhet kompania e parë që zbulon gjeneratën e re të grafikave, besohet se AMD gjithashtu po përgatitet për akitekturën Polaris në javët në vijim. Edhe pse duket e pamundur që të tejkalohen kartat grafike më të fundit të Nvidia, nëse arkitektura Polaris bën realitet premtimin e AMD-së për realiteitn virtual në kosto të ulët, atëherë Nvidian me të vërtetë e pret një sfidë e madhe përpara. (PCWorld Albanian)

Nvidia zbuloi kartat e para grafike të arkitekturës Pascal: GTX 1080 dhe 1070
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)