Nvidia prezatoi kartat grafike Tesla M4 dhe M40 dedikuar inteligjencës artificiale

Publikuar më: 10-11-2015

TeslaM40_Angle_575pxDitën e sotme Nvidia prezantoi dy karta grafike ndërtuar për inteligjencën artificiale dhe lloje të tjera përpunimesh komplekse kompjuterike. E para quhet Tesla M4 dhe është dedikuar arkitekturave brenda qendrave të të dhënave ndërsa modeli M40 tregon më të mirën e Nvidia.

M4 përmban 1,024 bërthama Cuda, 4GB GDDR5, bandwidth 88 GB/sekond, 50-75 vat fuqi dhe kapacitet prej 2.2 teraflops.

Specifikat e M40 janë padyshim impresionuese. Me 3072 bërthama Cuda, 12 GB memorje GDDR5, 288 GB/sekond bandwith, 250 vat fuqi dhe 7 teraflops kapacitet Tesla M40 është padyshim mbreti i qëndrave të të dhënave dedikuar inteligjencës artificiale.

Këto grafika të reja, bazuar në arkiteturën Maxwell të Nvidia, janë pasardhësit e modeleve Tesla K40 dhe K80.

Ditëve të sotme një kartë grafike e fuqishme është standart për të cilin ka nevojë domosdoshmërisht inteligjenca artificiale. Nvidia ka bërë maksimumin në këtë drejtim me linjën Tesla të kartave grafike. (PCWorld Albanian)

Nvidia prezatoi kartat grafike Tesla M4 dhe M40 dedikuar inteligjencës artificiale
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)