Nvidia prezantoi kartën grafike profesionale Quadro P6000 me arkitekturën Pascal dhe 24GB RAM

Publikuar më: 26-07-2016

screen-shot-2016-07-25-at-7.46.56-pm-100673628-largeNvidia po bën maksimumin në përditësimin e harduerëve grafik me arkitekturën e re Pascal dhe ka ardhur momentin i kartave profesionale. Quadro P6000 quhet më e fundit dhe ofron një performancë deri në 12 teraflops, një më shumë sesa gjenerata e dytë e Titan X i prezantuar javën e kaluar.

Objektivi i kësaj karte grafike padyshim janë kompjuterat e punës të përdorur për të edituar video HD dhe aplikuar efekte speciale apo për aplikacionet CAD/CAM përdorur nga inxhinierët. Kompjuterat e punës njohur edhe si “WorkStation” përmbajnë komponentë më të fuqishëm dhe më shumë kapacitet sesa desktopët normalë.

P6000 përmban 3,840 bërthama, 24GB RAM GDDR5X dhe 432 GBps bandwidth memorjeje. Numëron katër porta ekrani 1.4 dhe mbështet rezolucione 4K në 120Hz dhe 5K në 60Hz. Nvidia bëri të ditur se karta grafike e re është disaherë më e fuqishme sesa paraardhësi megjithëse mungojnë statistikat nga kompania. M6000 e cila ishte karta grafike më e fuqishme kishte një performancë 7 teraflops.

Krahas P6000, Nvidia prezantoi edhe një tjetër, Quadro P5000 me performancë 8.9 teraflops. Ka 2,560 bërthama, 16GB RAM GDDR5X dhe 288GBps bandwidth memorjeje. Nvidia nuk ofroi detaje lidhur me çmimin. (PCWorld Albanian)

Nvidia prezantoi kartën grafike profesionale Quadro P6000 me arkitekturën Pascal dhe 24GB RAM
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)