Nvidia prezantoi kartën grafike GTX 980 Ti. Shton mbështetjen për 4K

Publikuar më: 01-06-2015

geforcegtx980ti3qtrNvidia ka prezantuar gjatë eventit Computex 2015 një version të ri të kartës së saj grafike GeForce GTX 980 Ti. Nvidia premton se kjo kartë do të sjellë kualitet më të mirë 4K në video lojëra. GTX 980 Ti do të kushtojë 649$ dhe do të jetë e pajisur me Batman Arkham Knight për kompjutera. Ardhja e versionit të ri do të ulë gjithashtu çmimin e versionit parardhës në 499$.

Kjo kartë e re grafike është fuqizuar nga mikroarkitektura e çipave të ndërtuar nga Maxwell e cila ofron mbështetje për DirectX 12 dhe ofron më shumë RAM, nga 4GB në 6GB. Përveç një cilësie më të mirë, karta grafike e re është gjithashtu rezulton më efikase ndaj energjisë krahasuar me parardhësit e saj. GTX 980 Ti konsumon gjysmën e energjisë që shfrytëzonte GTX 750. Përveç kësaj është rritur dhe numri i tranzistorëve në 8.000 nga 5.200 që ndodhen në GTX 980.

Aktualisht Nvidia kontrollon 70% të tregut të GPU-ve dhe gjendet përballë një konkurrence të fuqishme nga Advanced Micro Devices(AMD). Produktet e Nvidia janë të pranishme në Xbox One, Sony PlayStation 4 dhe Nintendo Wii U. (PC World Albanian)

Nvidia prezantoi kartën grafike GTX 980 Ti. Shton mbështetjen për 4K
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)