Nvidia premton potencial grafik me versionet mobile të GTX 1080, 1070 dhe 1060 për laptopët

Publikuar më: 17-08-2016

DSC08942-640x427 (1)Vetëm një vit nga prezantimi i një versioni për laptopët të kartës grafike Nvidia GTX 980 për desktopët, Nvidia do ti japë fund degradimit të performancës së grafikave për laptopët krahasuar me homologët desktop.

Duke filluar që nga dita e sotme versionet desktop të GTX 1080, GTX 1070 dhe GTX 1060 do të gjenden brenda laptopëve nga MSI, Asus, Alienware, Lenovo dhe Razer. Madje mund tu rritet edhe frekuenca në atë ndryshe quhet “Overclocking.”

Megjithatë mos prisni një laptopët të jenë super të hollë, përkundrazi prodhuesi kanë menduar të ruajnë dizajnin që kishin me GTX 980 që do të rezultojë në laptopë të trashë dhe të rëndë. Dhe për të mos harruar përshtatësin e ushqyesit i cili do të ketë madhësinë e një tulle.

Pavarësisht këtyre fakteve, paketimi i një karte grafike desktopi siç është GTX 1080 brenda një laptop është një mrekulli teknike. Versioni mobil i GTX 1080 është i bazuar në po të njëjtën arkitekturë prej 16 nanometër Pascal karakterizuar nga 2560 bërthama CUDA. Ka po të njëjtën memorie prej 256-bit me kapacitet 8GB GDDR5X. Ka të gjitha karakteristikat e homologut desktop.

I vetmi ndryshim është frekuenca e cila zbret nga 1607 Mhz në versionin desktop në 1556 Mhz në versionin mobil megjithëse që të dy kanë një frekuencë maksimale të përshpejtuar prej 1733 Mhz.

GTX 1070 përballet me një tkurrje më të prekshme të frekuencës nga 1645 Mhz në versionin desktop në 1442 Mhz në versionin mobil. Por që është pothuajse e pa papërfillshme për shkak të rritjes së numrit të bërthamave CUDA nga 1920 në 2048. Memorja ngelet e njëjta në 8GB GDDR5.

Pritet që laptopët me këto karta grafike të gjenerojnë mesatarisht 100 frekuenca në sekond në lojëra të shquara si Rise of Tomb Rider. Laptopët e paisur me këto karta grafike do të karakterizohen nga ekrane 1080p G-Sync me frekuencë 120 Hz. (PCWorld Albanian)

Nvidia premton potencial grafik me versionet mobile të GTX 1080, 1070 dhe 1060 për laptopët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)