Nvidia lançoi kartat e reja grafike të arkitekturës Pascal, GTX 1050 dhe GTX 1050 Ti

Publikuar më: 18-10-2016

1050-800x450Duke ndjekur hapat e GTX 1080, GTX 1070 dhe GTX 1060, Nvidia prezantoi GTX 1050 dhe 1050 Ti. Dedikuar lojëratëve të e-sporteve, kartat e reja grafike të bazuara në arkitekturën Pascal kushtojnë 109 dhe 139 dollar respektitivsht dhe dalin në shitje në datën 25 Tetor.

Me këtë kosto, GTX 1050 dhe 1050 Ti shfaqen si konkurrentë direktë të AMD RX 460 e cila kushton 99 dollar për modelin 2GB dhe 129 dollar për modelin 4GB. Në teori grafikat e reja të Nvidia duhet të jenë më të shpejta.

GTX 1050 Ti përmban 768 bërthama CUDA, 4GB memorje GDDR5 dhe frekuencë 1392 Mhz. Modeli tjetër ka 640 bërthama CUDA, 2GB memorje GDDR5 dhe frekuencë 1455 Mhz.

Që të dy kartat kanë një TDP prej 75 vatësh. Nvidia thotë se një sistem Haswell Core i5 ofron deri në 61.2 frekuenca në sekond me GTX 1050 në Fallout 4, Overwatch, The Witcher dhe GTA V. (PCWorld Albanian)

Nvidia lançoi kartat e reja grafike të arkitekturës Pascal, GTX 1050 dhe GTX 1050 Ti
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)