Nvdia zbuloi kartën grafike më të fuqishme në planet, Titan X me arkitekturën Pascal

Publikuar më: 22-07-2016

new-titan-x-2-100673195-largeNjë debutim surprizë, Nvidia prezantoi modelin e ri të kartës grafike Titan X. Karta e re grafike e cila mbërriti pa asnjë paralajmërim fuqizohet nga arkitektura e re e 16 nanometër e Nvidia quajtur Pascal. Por përtej faktit të të qenurit një surprizë ju po kërkoni specifikat.

Në letër modeli i ri Titan X lë në hije edhe GeForce GTX 1080 e cila në vetvehte sillte një performancë 70% më të lartë sesa paraardhësi GTX 980 dhe 30% më shumë sesa Titan X. Me një kosto prej 600 dollarësh GTX 1080 vinte me 2560 bërthama CUDA dhe 8GB GDDR5X. Por Tan X i ri përmban 12GB memorje GDDR5X dhe 3584 bërthama CUDA që i bie të jetë 1000 më shumë sesa GTX 1080.

titan-x-specs-100673199-large

Arkitektura e re Pascal në brendësi të Titan X numëron 12 miliard tranzistor dhe është karta grafike më e madhe prodhuar ndonjëherë. Ka një frekuencë operimi prej 1531 Mhz, afro 500 Mhz më shumë sesa modeli i parë Titan X.

Por si do të performojnë gjithë ato bërthama realisht? Sipas Nvidia, Titan X ofron një performancë 11 teraflops ose e thënë ndryshe 60 % më shumë sesa modeli i parë Titan X. Duke parë këto përmirësime të dukshme të harduerit, shpresojmë se Titan X i ri do të jetë karta e parë grafike në botë e cila luan video 4K në 60 frekuenca në sekond. Përgatisti 1,200 dollar dhe prisni datën 2 Gusht kur të dalë në shitje Titan X i ri. (PCWorld Albanian)

Nvdia zbuloi kartën grafike më të fuqishme në planet, Titan X me arkitekturën Pascal
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)