Numri i anëtarëve të Linkedin u rrit me 18% në 467 milion

Publikuar më: 28-10-2016

linkedin-ceo-jeff-weiner-1-930x620Kjo javë e mbushur plot raporte financiare nga industria e teknologjisë kishte rezervuar edhe një vend për rrjetin social profesional Linkedin i cili zbuloi plot 960 milion dollar të ardhura për tremujorin e tretë, një rritje me 23 përqind krahasuar me një vit më parë.

Parashikimet e analistëve të Wall Street ishin 959,35 milion dollar të ardhura. Pozitive ishin edhe statistika e numrit të anëtarëve i cili është rritur me 17 milion në 467 milion përdorues tre mujorin e fundit.

Ndërkaq përdorues aktivë janë 106 milion, një shifër kjo e cila gjithashtu shënoi rritje me 6%. Vlera e aksioneve të kompanisë llogaritet në 188 dollar.

Por cilat ishin burimet kryesore të të ardhurave? Talent Solutions solli plot 623 milion dollar, Marketing Solutions 175 milion dollar ndërsa abonimet premium 162 milion dollar.

Aktualisht Linkedin është në pritje të finalizimit të marrëveshjes së shitjet tek Microsoft brenda fundit të vitit. Si rezultat Linkedin tha se nuk do të përditësojë më raporte financiar për 2016-tën. (PCWorld Albanian)

Numri i anëtarëve të Linkedin u rrit me 18% në 467 milion
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)