Nuk ka taksa për transaksionet në monedhën dixhitale Bitcoin thotë një gjykatë Europiane

Publikuar më: 23-10-2015

chocbitcoins-100605905-primary.idgeNjë gjykatë europiane tha se konvertimi i monedhës tradicionale në atë dixhitale siç është BitCoin duhet të përjashtohen nga çdo taksim i mundshëm nga autoritetet shtetësore ashtu siç veprohet me transaksionet bankare.

Ky vendim erdhi si përgjigje ndaj një kërkese të autoriteteve shtetërore Suedeze të cilët pretendonin se transaksionet në monedhën dixhitale Bitcoin nuk duhej përjashtoheshin nga taksat siç përcaktonte një ligj Europian që daton nga 2006-ta.

Ky ligj parashikonte se çdo shitje produktesh duhej të tarifohej me taksën e TVSH-së. Sipas gjykatës konvertimi i monedhave të vërteta në monedhë dixhitale nuk është shitje.

Gjykata vendosi se monedha dixhitale BitCoin duhet të trajtohet si një formë pagese, dhe të tilla transaksione mbrohen me ligj në Europë nga TVSH-ja. (PCWorld Albanian)

Nuk ka taksa për transaksionet në monedhën dixhitale Bitcoin thotë një gjykatë Europiane
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)