Nuk doni të shpenzoni shumë para për një smartfon? 6 alternativa që kushtojnë më pak se 300 dollar

Publikuar më: 19-05-2015

maxresdefault

Ndërsa Galaxy S6 dhe iPhone 6 kushtojnë afro 900 dollar, lehtësisht mund të gjeni smartfonë mjaf të mirë me vetëm për 300 dollar. Sigurisht që nuk do të kenë ato materialet premium të ndërtimit por që kjo nuk i bën ata një opsion më pak i mirë. Në këtë artikull kemi përzgjedhur 6 smartfonët që kushtojnë më pak se 300 dollar, para këto që ja vlen ti shpenzoni për to.

Nokia Lumia 635

lumia635Ky smartfon kushton vetëm 150 dollar. Ka një ekran 4.5 inç, 6 Megapiksel kamër të pasme, proçesor katër bërthamësh 1.2 Ghz, mbështetje për microSD si dhe bateri të zëvendësueshme me kapacitet 1830 mAh. Smartfoni ka në bord Windows Phone 8.1 me përditësimin Lumia Cyan i aftë të përditësohet në Lumia Denim dhe Windows 10.

Krahas këtyre, smartfoni ofron edhe 30 GB hapërisë falas në OneDrive, asistentin dixhital Cortana, navigim të plotë GPS, Microsoft Office, Skype e shumë të tjera. Është një paisje tepër funksionale e cila ja vlen të mbahet në konsideratë.

Motorola Moto E LTE

motoe4glteMund të themi se Motorola prodhon disa nga smartfonët tonë të preferuar dhe Moto E LTE kushton vetëm 149 dollar. Smartfoni ka një proçesor Quad Core, Android Lollipop, mbështetje për kartë microSD, ekran 4.5 inç, kamër 5 Megapiksel dhe bateria 2390 mAh. Smartfonët e Motorolës janë ndër ato paisje të pastra Android, e më këtë duam të themi se kanë një version stok të Android i cili përditësohet shumë shpejt krahasuar me telefonët tjetër të markave të ndryshme.

Samsung Galaxy Core Prime

galaxycoreprimeNjë smartfon me ekran 4.5 inç, Android KitKat 4.4, mbështetje për kartat microSD dhe bateri të zëvendësueshme 2000 mAh. Tjetër ? Po, ka edhe një kamër të pasme 5 Megapiksel, dhe trashësi prej 8.8 mm. Ky smartfon prodhuar nga gjigandi korean duhet të kushtojë afro 200 dollar dhe ekziston edhe një variant me mbështetje për 4G LTE. Një nga risitë e këtij smartfoni është proçesori 64Bit Qualcomm Snapdragon 410 me katër bërthama.

Morola Moto G

Moto G është ndër smartfonët me kosto të ulët që ne pëlqejmë më së shumti. Po flasim për modelin e vitit 2014, i cili ka një ekran 5 inç, kamër 8 Megapiksel, mbështetje për kartat microSD, dhe një proçesor motogQuad Core. Është një smartfon fantastik i cili kushton vetëm 190 dollar. Aktualisht ky smartfon është i përditësuar në Android Lollipop, ndërs anjë model 4G akoma nuk është nxjerrë në shitje.

BlackBerry Leap

Duam tu themi se i adhurojmë telefonët BlackBerry. Kohët e fundit BlackBerry prezantoi dy modele mjaft të suksesshme siç janë Passport dhe Classic. Por nëse jeni një fans i BlackBerry dhe shërbimeve enterprise që ofron dhe njëkohësish pëlqeni ekranet me prekje, kompania kanadeze e ka një zgjidhje për më pak se 275 dollar.blackberry-leap

Bëhet fjalë për smartfonin BlackBerry Leap i cili karakterizohet nga një ekran 5 inç, kamër 8 Megapiksel dhe proçesor dy bërthamësh. Gjithashtu smartfoni ofron mbështetje për kartat microSD por që ka një bateri të pazëvendësueshme 2800 mAh.

Huawei Ascend Mate 2

Nëse doni një smartfon që jeton një përjetësi atëherë Huawei Ascend Mate 2 është i duhur. Me të ascendmate2vërtetë kushton 299 dollar por për këtë çmim do të fiton një smartfon me ekran 6.1 inç, proçesor katër bërthamësh, 13 Megapiksel kamër të pasme, 5 Megapiksel kamër frontale, si dhe një bateri gjigande prej 3,900 mAh.

Megjithëse ndërfaqja e sistemit operativ ngjason së shumti me iOS, smartfoni ka në bord Android KitKat. (PCWorld Albanian)

Nuk doni të shpenzoni shumë para për një smartfon? 6 alternativa që kushtojnë më pak se 300 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)