Nuk do të ketë telefonë të rinj me BlackBerry 10 në 2016-tën konfirmoi John Chen

Publikuar më: 08-01-2016

blackberry-priv-review-02249Nuk do të ketë një telefon të ri me sistem operativ BlackBerry 10, të paktën për 2016-tën konfirmoi shefi ekzekutiv i kompanisë ndërsa kjo nuk përjashton prodhimin e një telefoni BlackBerry.

Sipas një interviste të John Chen për CNET mësuam se do të kemi dy telefonë BlackBerry me sistem operativ Android në 2016-tën. Njëri mund të jetë shumë i përfoluri BlackBerry Vienna por nuk është ky shqetësimi ynë kryesor.

BlackBerry Priv ishte telefoni i parë i prodhuesi kanadez me sistem operativ Android, dhe nëse bazohemi në raportin pozitiv të tre mujorit të fundit të 2015-tës, na bën të mendojmë e ky telefon është pritur mirë nga masat. Ndërkaq debutimi në më shumë shtete në Janar do të ndihmojë më tej financat e kompanisë

Megjithatë, shefi ekzekutiv nuk tha se kompania po heq dorë nga BlackBerry 10. Ata do të vijojnë ta mbështetin duke pasur në konsideratë numrin e lartë të përdoruesve nga agjensitë qeveritare globalisht. BlackBerry 10 pritet të marrë një përditësim në tre mujorin e parë të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Nuk do të ketë telefonë të rinj me BlackBerry 10 në 2016-tën konfirmoi John Chen
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)