Nuk do të ketë një ndërtim të ri të versionit eksperimental të Windows 10 këtë javë

Publikuar më: 09-05-2015

Windows-10-Phone-Tile-sizes-People

Nëse po shpresonit të shikonit një ndërtim të ri t versionit eksperimental të Windows 10 këtë javë, atëherë përgatituni të zhgënjeheni. Shefi i programit Windows Insider, Gabriel Aul ka konfirmuar se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Aul në një qëndrim në Twitter u shpreh:

“Po punojmë aktualisht, por nuk do të ketë një ndërtim të ri të Windows 10 për telefonët dhe kompjuterat as këtë javë”.

Përdoruesit po prisnin të paktën të shikonin një ndërtim të ri të Windows 10 për telefonët që do të përfshinte edhe versionet e para të aplikacioneve universale për smartfonët. Kjo vonesë mund të jetë si rezultat i angazhimit që pati Microsoft me konferencën Build 2015 mbajtur javën e shkuar. Aktualisht ndërtimi më i fundit i Windows 10 për telefonët është 10051 ndërsa për desktop 10074. (PCWorld Albanian)

Nuk do të ketë një ndërtim të ri të versionit eksperimental të Windows 10 këtë javë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)