Nuk do të ketë një buton të vërtetë dislike në Facebook. Njihuni me butonët e Reagimeve

Publikuar më: 08-10-2015

Facebooks-Dislike-Button Ndoshta është një ndër funksionet më të kërkuara në rrjetin social Facebook. Lajmet rreth një butoni “dislike” dolën muajin e kaluar të cilat shefi ekzekutiv i kompanisë Mark Zuckerberg zgjodhi të mos i komentonte gjerësisht.

Ndërsa sot situata është qartësuar terësisht. Duke filluar nga dita e nesërme, 9 Tetor 2015, përdoruesit e rrjetit social në Spanjë dhe Irlandë do të vërejnë butona të rinj quajtur “Reactions” (reagime). Këto butona përmbajnë figura të njohura emoji të cilat shprehin gjëndje të ndryshme emocionale të përdoruesve krahas butonin “like”.

graphics-labels_EN1-800x174Për të dërguar një reagim nga aplikacioni mobil mjafton një klikim mbi butonin like ndërsa në desktop duhet të pozicionohet kursori mbi butonin like për tu shfaqur butonat e reagimeve.

b

Zuckerberg vazhdimisht është shprehur se prania e një butoni “dislike” krijon hapësira për abuzim në rrjetin social, prandaj skeni pse të zhgënjeheni. Butonët e rinj të reagimeve sjellin forma të ndryshme shprehjeje në rrjetin social. Ju mund të pëlqeni diçka, por edhe mund ta dashuroni.

Butonët e rinj të reagimeve janë një mënyrë më e shpejtë dhe e thjeshtë për të shprehur një qëndrim ndaj përmbajtjeve të rrjetin social. (PCWorld Albanian)

Nuk do të ketë një buton të vërtetë dislike në Facebook. Njihuni me butonët e Reagimeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)