Nokia Windows Phone 8 të lëshohet para iPhone 5

Publikuar më: 09-08-2012

Nëse të gjitha thashethemet janë të vërteta, gjatë muajit të ardhshëm do të shihet një seri e lëshimeve të pajisjes së rëndësishme.

Sipas Bloomberg, Nokia mund të prezantoj pajisjen e vet Windows Phone 8 në Nokia World, që do të mbahet më 5 dhe 6 shtator në Helsinki të Finlandës.

Raporti citon “një person të njohur me rastin”, të ketë thënë se pajisja do të dalë në shitje gjatë fundit të vitit.

Lëshimi do të vijë një javë përpara ngjarjes që është përfolur se do të mbahet më 12 shtator nga Apple, ku ndërmarrja pritet të zbulojë gjeneratën e ardhshme të pajisjes së vet shumë të suksesshme iPhone, pra gjeneratën e pestë.

Hollësitë rreth asaj se si do të duken pajisjet e Nokias ende janë të paqarta.

Ndërmarrja nga Finlanda nuk ka dashur të prononcohet për rastin. (PCWorld Albanian)

Nokia Windows Phone 8 të lëshohet para iPhone 5
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)