Nokia shiti HERE tek konsorciumi i Audi, BMW dhe Daimler për 2.8 miliard Euro

Publikuar më: 03-08-2015

Nokia_23Nokia njoftoi se ka shitur biznesin e saj të hartave HERE tek konsorciumi gjerman i makinave drejtuar nga Audi, BMW dhe Daimler për 2.8 miliard Euro. Kompania finlandeze kishte kohë po përpiqej të shiste HERE për tu përqendruar në një front të ri tashmë, atë të integrimit të Alcatel-Lucent të cilin e bleu për 16.6 miliard dollar.

HERE do tu japë mundësi prodhuesve në fjalë të makinave të integrojnë shërbimin e hartave tek automobilat. Marrëveshja do të mbyllet në 2016-tën, ku vetë Nokia do të fitojë 2.5 miliard Euro pas taksave.

Gjithashtu u njoftua se shitja nuk do të ndikojë mbi aplikacionet mobile të disponueshme në Android, iOS dhe Windows Phone. Me shitjen e HERE, Nokia do të funksionojë në formën e dy entiteteve: Nokia Networks e cila do të fokusohet në infrastrukturat e telekomunikacionit dhe Nokia Technologies e cila do të fokusohet në produkte të tilla si realiteti virtual. (PCWorld Albanian)

Nokia shiti HERE tek konsorciumi i Audi, BMW dhe Daimler për 2.8 miliard Euro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)